Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

U nisen për pushime në vendlindje, vdesin në aksident – Historia e dhimbshme e familjes Pacolli

Gazeta10
19 June 2023 - 10:09

Aksidenti tragjik që ndodhi në Shkup, meqë rast një veturë nga Kosova ra në lumin Lepenc, preki zemrat e shumë personave, raporton Gazeta10.

Vetura në të cilën ishin brenda, tre anëtarët e familjes Pacolli, ra në lum pasditen e së shtunës. Kërkimet për gjetjen e tre trupave, vazhduan deri dje në pasdite. Kur, kësaj tragjedie edhe i erdhi fundi.

Trupat e kërkim shpëtimit e gjetën veturën dhe tre trupat e pajetë, prindërit dhe djalin 15-vjecar brenda saj.

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Pacolli ka preku shumë familjarët e tyre. Vëllai i gruas së vdekur, ka bërë një postim prekës në rrjetin social të tij duke thënë se gruaja u nis për pushime në vendlindje por që iku në botën tjetër.

Kësaj fatkeqësi i shpëtoi, djali i madh i familjes, i cili kërceu nga vetura në momentin që ndodhi aksidenti, shkruan Gazeta10.

Aksidenti kishte ndodhur sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kur një veturë me targa të Shkupit kishte hyrë në tejkalim dhe kishte përplasur veturën brenda cilës ishte familja Pacolli.

Kjo bëri që vetura e tyre të bie në lum.

Policia dje arrestoi të dyshuarin e përfshirë në këtë aksident dhe iu caktuar masa 48 orë ndalim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.