Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

U raportua i zhdukur, momenti kur shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina (Video)

Gazeta10
03 June 2023 - 8:54

Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, që ka publikuar edhe pamje nga momenti kur i moshuari është nxjerrë nga gropa.

“Pas një kërkimi intenziv  gjendet i gjallë 84 vjeqari Sinan Dulii i zhdukur që nga dje”, shkruan Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

84-vjeçari është gjetur rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, në një gropë.

Më pas, të moshuarin e kanë dërguar në me autoambulancë në Emergjencë të QKUK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.