
Një burrë ka vdekur aksidentalisht në Suharekë.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh raporton se viktima ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton gazeta10.
“Suharekë. 10.12.2023 – 10:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrëzuar nga një pemë në lartësi prej 2-3 metra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta10/