
Ka nisur grumbullimi i personave për t`u bashkuar në protestën e PSD-së, e thirrur për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Në protestë përveç PSD-së janë bashkuar edhe anëtarë të OVL-UÇK.
“UÇK është përpjekja për liri” e “S’ka mikëpritje për inkuizitorët” janë disa nga mbishkrimet në pankartat që protestuesit po mbajnë në duar.
