
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në Politiko shpalosi planprogramin e tij për kryeqytetin.
Ismaili tha se vetëm Prishtina i ka këto problemet e konflikteve, është arenë e konflikteve tha ai. Sipas tij, kryeqyteti ka shumë probleme me të cilat duhet të merremi, ka probleme thelbësore, e në vend që të merremi me konflikte, duhet të punojmë për qytetarët të cilët na e kanë besuar këtë punë.
Ismaili tha se gjatë kësaj fushate është marrë më shumë me agjendën e qytetarëve, në mënyrë që të gjejë zgjidhje për problemet e tyre, e nuk është e nevojshme të merremi me konflikte dhe akuza ndaj njëri tjetrit, pasi që kjo është agjendë politike.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: