
Qëllimi i ushtrimit siç thuhet, ishte ruajtja dhe përmirësimi i aftësive të të shtënave përmes testimeve individuale me armë, duke garantuar një nivel të lartë gatishmërie dhe sigurie.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Ky mision punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në kuadër të përgjegjësive të tyre për reagim ndaj situatave të sigurisë”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.