Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vallëzimi në shi në shënimin e 248 vjetorit të shtetësisë- Ambasada e Amerikës falënderim të veçantë për presidenten Osmani

Gazeta10
03 July 2024 - 11:22

Mbrëmë në ambientet e Ambasadës Amerikane është kremtuar 248 vjetori i shtetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të pranishëm në këtë kremtë ishin edhe shumë zyrtarë të shtetit të Kosovës, miq të shumtë të cilët ishin ftuar nga Ambasada e Amerikës.

Por e veçanta e kësaj nate padyshim ishte vallëzimi që u bë nga ambasadori Jeffrey Hovenier, bashkëpunëtorë të shumtë, Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj.

E pikërisht për këtë sot shkroi edhe ambasada amerikane nga ku u falënderuar presidentja Osmani që iu bashkua këtij vallëzimi pavarësisht se jashtë po binte shumë shi.

“Fillimi i festës në pritjen tonë të Ditës së Pavarësisë dje! Faleminderit Ekipit të Ambasadës dhe veçanërisht Presidentes Osmani Vjosa Osmani dhe familjes së saj që na u bashkuan”, u tha në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.