
Teksa dimri po afrohet shumë prej qytetarëve të Kosovës po mundohen të sigurojnë ngrohjen e tyre për këtë stinë.
Megjithatë kjo po ndikon direkt në cilësinë e ajrit, raporton Gazeta10.
Ngrohja me thëngjill ka prekur edhe kryeqytetin e Kosovës duke e bërë përsëri atë një nga vendet më të ndotura në Evropë.
Madje, në një video të dërguar sot nga një qytetar në redaksin e Gazeta10, shihet një mjetë bartës i mbushur me thëngjill në kryeqytet, gjë që e dëshmon edhe furnizimin e qytetarëve me këtë lëndë për djegie.
Megjithatë askush nuk po e ndalon këtë dukuri që prek drejtpërdrejt shëndetin e kryeqytetasëve./Gazeta10