Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Vdes akademiku, Minir Dushi, nesër mbahen homazhe në Mitrovicë e Gjakovë

Gazeta10
27 January 2025 - 19:28

Ka ndërruar jetë Minir Dushi, inxhinieri i parë shqiptar në minierën e Stantërgut.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook.

Ata kanë thënë se Minir Dushit lamtumira e fundit do i jepet nesër pas homazheve në Mitrovicë e Gjakovë.

Njoftimi i plotë:

LAJM MORTOR
Njoftojmë të afërmit, miqtë, kolegët (të punës e të jetës akademike) se bashkëshorti, babai, vjehrri dhe gjyshi ynë MINIR DUSHI na la.
Pastë paqen e përjetshme!
Njoftim për axhendën e përcjelljes së fundit të Babait tonë, Akademik MINIR DUSHIT
E martë, datë 28 Janar 2025
– Ora 12:00-14:00 Ekspozea e Arkivolit për Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë.
Përshëndetja me Strukturat vendore, minatorët e Trepçës, Universitetin e Mitrovicës dhe qytetarët.
E mërkure, datë 29 Janar 2025
– Ora 10:00 – 11:00 Ekspozea e Arkivolit për Homazhe dhe Mbledhje komemorative në Akademinë e Shkencave.
– Ora 12:00 Nisja e Kortezhit për në Gjakovë
– Ora 14:00-15:00 Mbledhje Komemorative në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.
Përshëndetja me Strukturat vendore, Universitetin e Gjakovës dhe qytetarët.
– Ora 15:00 -16:00
Homazhe dhe ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Të pikëlluar:
Familja Dushi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.