Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes ish-rektori i UP-së, Zenel Kelmendi

Gazeta10
09 August 2023 - 14:45

Ka vdekur Zenel Kelmendi, ish-Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesorët më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Për vdekjen e tij ka njoftuar ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili ka shkruar se ka pasur përgjegjësinë si prorektor dhe rektor të bashkëpunojë me profesorin Kelmendin në udhëheqjen e UP-së.

Ai në këtë postim ka ngushëlluar edhe familjen e të ndjerit.

Paska ndrruar jetë Prof. Zenel Kelmendi, ish Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesoret më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Profesor Kelmendi ishte një udhëheqës i vendosur i Universitetit në vitet e para pas luftës 1999-2004. Kisha përgjegjësinë si prorektor dhe rektor të bashkëpunojë me Prof. Kelmendin në udhëheqjen e Universitetit të Prishtinës. U prehësh në paqen e merituar Rektor dhe profesor i nderuar. Ngushllime gjithë familjes Kelmendi”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.