Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një ushtar ukrainas në Prizren, policia jep detaje e fundit

Gazeta10
31 Gusht 2024 - 22:41

Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai theksoi se në emergjencë, ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992, u soll nga FSK-ja.

“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas  i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta”, ka thënë Bytyqi.

Patrulla policore ka arrit në  emergjence se bashku me hetimet. Ndërsa është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti u inicua si “Hetim i Vdekjes”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.