Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes punëtori i Minierës “Trepça”, kishte rënë nga lartësia e objektit

Gazeta10
03 April 2023 - 13:36

Një person ka ndërruar jetë sot në vendin e tij të punës, në kompleksin industrial “Trepça” në Mitrovicë pasi që dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e një objekti.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është i moshës 58-vjeçare.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktIkma mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka bërë të ditur Zahiti.

Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion sepse rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.