Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Vdiq ish-Papa Benedikti XVI

Gazeta10
31 December 2022 - 11:27

Ish-Papa Benedikti XVI, ka vdekur në Vatikan në moshën 95-vjeçare, për shkak të shëndetit.

Benedikti, i cili ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij, në vend që të mbante detyrën përgjithmonë, vdiq të shtunën, sipas një deklarate nga Vatikani.

Lajmi për vdekjen e tij erdhi disa ditë pasi Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të luteshin për Benediktin, duke thënë se ai ishte “shumë i sëmurë”.

Shëndeti i tij ishte në rënie prej disa kohësh, raporton BBC, transmeton Gazeta10.

Benedikti i habiti besimtarët katolikë dhe ekspertët fetarë në mbarë botën më 11 shkurt 2013, kur njoftoi për largimin nga pozicioni i tij si Papë, duke përmendur “moshën e tij të avancuar”.

Në fjalimin e tij të lamtumirës, Papa atëbotë në largim premtoi të qëndronte “i fshehur” nga bota, por ai vazhdoi të fliste hapur për çështjet fetare në vitet pas daljes në pension, duke kontribuar në tensionet brenda Kishës Katolike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.