Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veriu mbushet me flamuj serbë dhe mbishkrime – “Kjo është Serbia” (Video)

Gazeta10
05 November 2022 - 14:46

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur sot që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, raporton Gazeta10.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, që njoftoi për kët vendim tha se gjithashtu do të japë dorëheqje edhe nga pozita e ministrit që mban në Qeverinë e Kosovës, raporton Kossev, transmeton Gazeta10.

Ky vendim u pasua me shtimin e flamujve serbë në veri të vendit, derisa kishte edhe postera që shkruhej “Kjo është Serbia”. Flamuj të shumtë u vendos në rrugë, në dyqane dhe ndërtesa të tjera.

Kjo po ndodh në Zveçan, ku u mbajt takimi, si dhe në Mitrovicën Veriore. Gjithashtu, u lanë edhe flamuj të ambalazhuar me thirrjen që të vendosen më gjerësisht përgjatë rrugëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.