Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vetura e saj u përplas me autobus, vdes një grua në Viti

Gazeta10
07 Dhjetor 2023 - 8:57

Të mërkurën në fshatin Gërmovë një grua e ka humbur jetën pasi vetura e saj është përplasur me një autobus.

“Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport të policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.