Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vinicius ende nuk e ka pranuar ofertën e Realit për rinovim

Gazeta10
19 August 2025 - 8:43

Vinicius Junior dhe Real Madridi janë në negociata që një kohë të gjatë për vazhdimin e bashkëpunimit, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

 

Kjo për shkak të kushteve që sulmuesi brazilian po i kërkon drejtuesit të klubit madrilien.

 

Përfaqësuesit e Vinicius Junior duan një pagë prej 20 milionë euro fikse në sezon plus bonuset që do të arrijnë deri në 10 milionë euro.

 

Ata e kanë konsideruar si të pamjaftueshme ofertën e fundit të Real Madridit për rinovim.

 

Vini preferon të presë dhe të shikojë se si do të shkojë edicion nën urdhërat e Xabi Alonsos përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.