
Arben Vitia, Ish Ministri i Shëndetësisë njëherësh ish kandidat i VV-së për Kryetar të Prishtinës, sot ka hapur tubimin ku Kryetari i partisë, Albin Kurti do të prezantojë programin e për mandatin e ri.
Vitia ka thënë që VV është lëvizje që synon progres të shoqërisë e jo të grupacionit, transmeton Gazeta10.
“Me të rinjtë e të rejat zhvillimin, e me popullin barazinë. Ne jemi lëvizje që synojmë progresin jo të grupacionit, por të shoqërisë. Organizimi s’ka qenë kurrë statik. Është themeluar, zhvilluar, krijuar e rikrijuar mijëra herë, në çdo fazë e aksion”, ka deklaruar ai./Gazeta10