
Vizita e kryeministrit, Albin Kurti në shtëpinë e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës është konsideruar si veprim elektoral nga komentatorja politike, Shqipe Pantina.
“Në një anë, familja Rugova patjetër që do ta lejonte kryeministrin për vizitë se nuk munden me ia mbyll derën. Renovimi është një nga punët që administrata i kryen, pa përfshirjen e kryemistrit. Është totalisht veprim elektoral sepse Kurti po mundohet me të njejtën strategji”, deklaroi Pantina në studion e “Politikos”.
Sipas saj, këto veprime ngjasojnë me ato të ish-presidentit Thaçi, i cili vizitonte varrin e presidentit Rugova në kohë zgjedhjesh.
“Edhe Thaçi i shkonte te varri i Rugoves para zgjedhjeve. Mendoj që strategjia që Kurti ka filluar ta përdorë është mbrojtja më e mirë nga sulmi”, shtoi ajo. /Gazeta10/