
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Vragoli të Fushë Kosovës, më 5 dhjetor.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta10/