Gazeta10

Vrasja me thikë e 26 vjeçarit, arrestohet një shtetas turk në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Turqisë është arrestuar si i dyshuar për rastin e therjes më thikë të 26-vjeçarit nga Prizreni, i cili ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të marra një ditë më herët.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Viktima të shtunën ishte gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “Bazhderhane” në Prizren.

Sipas Policisë ai dyshohet se ishte therur dhe më pas ishte hedhur në rrugë nga një veturë.

Gazeta10 të dielen ka raportuar eskluzivisht se personi i therrur me thikë e i hedhur nga vetura në mes të rrugës në qendër të Prizrenit ishte Auron Thaqi 26 vjeçar.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë