
Një person është gjetur i vdekur sonte rreth orë 20:00 në Rrugën “C” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete.”, tha Agron Borovci për Gazeta10.
Siç është raportuar nëpër media dyshohet se viktima ka plagë nga kallashnikovi.
Gazeta10 do të ju mbajë të informauar…