Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq i njofton klerikët kishtar për bisedimet me Kosovën

Gazeta10
22 August 2022 - 10:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot ka biseduar me patriarkun serb Porfry dhe peshkopin e Baçit Irinej, të cilët i ka njoftuar për takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, raporton Gazeta10.

Vuçiq ka thënë se ata kanë shpresë se do ta ruajnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë.

“Së bashku shprehëm shpresën se si vend dhe popull do të kemi forcën për t’u rezistuar të gjitha presioneve, për të ruajtur emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë, si dhe shtetësinë serbe”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, raporton Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.