Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zbulohet identiteti i 50 vjeçarit të vrarë në Malishevë

Gazeta10
28 April 2023 - 13:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës, ku për shkak të një konflikti pronësor ka mbetur i vrarë një 50-vjeçarit.

I dyshuari për vrasjen e 50-vjeçarit në Malishevë, Gazeta Sinjal ka mësura se është  Berat Berisha, ai i cili ka privuar nga jeta xhaxhain e tij Sadri Berisha.

Burimet kanë bërë të ditur se nga vendi i ngjarjes kanë se trupi i viktimës është ende në oborrin e familjes Berisha, ku ndodhen shtëpitë e të dyshuarit dhe viktimës.

Sipas burimeve, Berati dhe Sadriu kishin shtëpitë në të njëjtin oborr.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë me dije për Gazeten10 se vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ndodhen edhe njësitë tjera relevante.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.