Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zeka për rastin Bislimi: Serbia i ka bërë reklamë të jashtëzakonshme Kosovës në arenën ndërkombëtare

Gazeta10
27 October 2022 - 20:49

Analisti Milaim Zeka, në emisionin Politiko, ka kometuar rastin e zv.kryeministrit Besnik Bislimin, pasi nuk iu lejua hyrja në Beograd, raporton Gazeta10.

Zeka është shprehur se me këtë aktë shteti serb pa dashje i ka bërë reklamë të mirë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Aksidentalisht, padashje Vuçiq dhe Qeveria serbe i kanë bërë një reklamë të jashtëzakonshme Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe në opinionin serb duke mos lejuar zv.kryeministrin e parë d.m.th. kjo konsiderohet si gadishmëri nga ana e palës kosovare për me shku me marrë pjesë në bisedime në Beograd, e Serbia shpeshherë duke organizu komplote të tilla, duke mendu që po bojnë diçka iu kthehet gjithmonë në boomerang.”, tha Zeka./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.