
Analisti, Milaim Zeka ka komentuar fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës.
Zeka në Politiko, ka thënë se Rama në KiE sipas tij ka folë “alla shqiptare”, transmeton Gazeta10.
“Nuk shkohet në Strasburg me folë në atë mënyrë, sikur nuk la njeri pa sha, pa kritiku, i zgjeroi temat, i përziu temat. I kanë mungu tri elemente, i ka mungu argumenti që Dick Marty e ka përpiluar raportin në bazë të dokumenteve që i ka dhënë ambasadori serb. E dyta, ka mund me thanë që BIA ka dashtë me vra Dick Martyn, dhe tre me citu mjeken finlandeze që ka thënë që nuk ka shansë të nxirren organet në Burrel, në Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë ai./Gazeta10