
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kryetar i RDK-së në Malishevë është zgjdhur Donald Krasniqi, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se zëri i Rinisë Demokratike të Kosovës po jeohon gjithkund në vend.
Më tej, ai ka thënë se partia që ai e drejton është porta e hyrjes së të rinjëve në një rrugëtim që realizon ëndrrat.
Këtu keni postimin e plotë:
“Zëri i Rinisë Demokratike të Kosovës po jehon gjithandej vendit. Të rinj e të reja me qëllime të qarta dhe shkathtësi premtuese, u mblodhën sot edhe në Malishevë, në Kuvendin Zgjedhor të degës së RDK-së, ku zgjodhën kryetar Donald Krasniqin.
Ti Ki Za – është platforma e rinisë dhe për rininë, në të cilën ata kanë zgjedhur jo vetëm të besojnë, por edhe të investojnë në të, duke u angazhuar përmes saj për komunitetin, qytetin dhe shtetin e tyre.
PDK – është porta e hyrjes në këtë platformë dhe e fillimit të këtij rrugëtimi drejt realizimit të ëndrrave rinore për Kosovën dhe ofrimit të alternativave moderne për përmirësimin e mirëqenies në vend.
Urime Donald. Shumë suksese!
#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10