Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjerohet një pjesë e rrugës “B” në Prishtinë

Gazeta10
01 November 2022 - 14:49

Këto punime që po inspektohen nga i pari i Prishtinës, Përparim Rama, do të lehtësojnë qarkullimin në rrugën “B”, konkretisht te ndërtesa e EULEX-it, raporton Gazeta10.

Këto informacione i ka bërë të ditura nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

“Kemi filluar punimet për të zgjeruar rrugën ‘Hollger Petersen’, e cila zgjidhje krijon qasje më të lehtë në rrugën B, kah ana e ndërtesës së EULEX”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës në një testim treditor mbylli për qarkullim rrugën “Xhorxh Bush”, për të cilën është propozuar të bëhet shesh dhe shndërroi disa rrugë për lëvizje njëkahore. Kjo krijoi tollovi të madhe në qytet dhe nuk u prit mirë nga një pjesë e qytetarëve./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.