
Deputeti Hisen Berisha ka akuzuar Kurtin për vjedhje e korrupsion duke e quajtur “Zhengerli baba”.
Ai për Politiko në Kanal10 tha se nëse do të hetohej nga ndërkombëtarët, Kurti do të dal miliarder.
“Të gjithë kanë menduar që ky është I pakurruptueshëm, është lloj lloj cilësimesh. Nëse tani ka me u bë një hetim nga mekanizmat ndërkombëtarë ndaj korrupsionit, ua garantoj se do të dalë miliarder. Unë kam argumente dhe përballem. Është miliarder që ka vjedhë në afera si energjia, kur dojnë le ta hetojnë, shumë shpejt do e sjell një kontratë do e bëj publike. “
Berisha ka përmendur edhe kontratat njëburimore.
“Janë gjithsej 1805 kontrata burimore, dhe kontratat njëburmore janë absolutisht korruptive.”