Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zhvillimet në veri, Abdixhiku thotë se ta lësh Kosovën pa aleatë është tradhëti

Gazeta10
09 November 2022 - 11:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke iu referuar zhvillimeve të fundit, ka thënë se ta lësh Kosovën pa aleatë është tradhëti, raporton Gazeta10.

Abdixhiku ka thënë se ky ka qenë investimi më i madh i Serbisë në Kosovë, pra lënia vetëm pa aleatë.

Më tej, Abdixhiku ka thënë se kërkesa për ecje së bashku me amerikanët është akt patriotik.

Abdixhiku ndër të tjera ka thënë se Serbia as në ëndrrat më të mira nuk e ka imagjinuar këtë normalizim të distancimit të Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.

Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.

Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti.

Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar nga puna komandatin e policisë rajonale të veriut, Nenad Gjuriq.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.