Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Zjarr dhe Akull” për herë të parë në Obiliq- Mirena: Planifikojmë ta kthejmë në traditë

Gazeta10
21 December 2022 - 17:26

Kremtimi i festave të fundvitit kësaj radhe Obiliqin do ta gjej në një atmosferë krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluara.

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Obiliqit, për herë të parë  do të mbahet Festivali “Zjarr dhe Akull”, raporton Gazeta10.

“Zjarr dhe Akull” do të argëtoj për dhjetë ditë të rijnë e të moshuar me këngë, valle dhe shërbime të gastronomeve, ndërkohë që lokacion i tij do të jetë Sheshi “Dëshmorët e Kombit”.

Lidhur me organizimin e këtij aktiviteti kulturor Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Arba Mirena për Gazeta10 është shprehur se pritshmëritë e tyre janë të mëdha dhe se planifikojnë që ky festival të jetë tradicional për çdo fundvit.

“Festivali “Zjarr dhe Akull” po realizohet për herë të parë në Obiliq, nisur nga kjo pritshmëritë tona si drejtori janë të mëdha, ku qytetarët do të kenë rastin të shijojnë magjinë e festave të fundvitit me familjarët dhe miqtë e tyre në Sheshin e Qytetit të Obiliqit, nën tingujt e muzikës nga këngëtarët dhe bendet e zhanreve të ndryshme. Ky Festival, do realizohet nga data 21 dhjetor-30 dhjetor 2022, praktikisht ky vit është edicioni i parë festiv dhe ne planifikojmë që ky festival të jetë tradicional çdo fundvit në Komunën e Obiliqit.”, ka deklaruar Mirena.

Pjesë e këtij festivali do të jenë këngëtarë të cilët i përkasin zhanreve të ndryshme si: Nita Latifi&Band, Adelina Berisha, Ashikët, Sidorela Band, Rina Ramadani, TNT, Asim Gashi, Betim Alihajdari,Kastriot Grajqevci dhe Xhaner Gashi.

Nën tingujt e muzikës dhe ngrohtësisë së atmosferës festive, përformancat do të fillojnë çdo ditë nga ora 19:00.

Në ditën e parë të këtij festivali, sonte do të përfomojë Nita Latifi, ndërsa përmbyllja e festivalit  do të jetë me 30 dhjetor meqë rast do të përformojë Xhaner Gashi.

Kujtojmë se kjo do të jetë herë e parë e organizimit të një festivali të tillë në këtë komunë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.