Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarr në Prizren, komuna dyshon në zjarrvënie të qëllimshme

Gazeta10
23 September 2023 - 19:30

Mesditën e sotme ka shpërthyer një zjarr në dalje të qytetit të Prizrenit në zona malore.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.

E në vendngjarje është edhe Remzie Sinanaj-Shala, Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit.

Ajo tha se janë 10 vatra zjarri të cilat janë përhapur në lokacione të ndryshme, ndërsa janë rreth shtatë ekipe të zjarrfikësve të cilët po mundohen ta shuajnë zjarrin.

“Nuk dua të them se zjarret janë të qëllimshme, por në bazë të asaj që po shihet, sigurisht që munden me qenë të qëllimshme”, tha Sinanaj-Shala për “TvPrizreni”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.