
Një veturë është raportuar duke u djegur në lagjen Veternik të Prishtinës.
Lexuesit e Nacionales kanë dërguar pamjet e vendit të ngjarjes ku shihet një veturë e përfshirë nga flakët.
Nga pamjet shihet se në vendngjarje tashmë kanë mbërritur Urgjenca dhe Policia.
Ende nuk ka arritur të konfirmojë nëse ka të lënduar.