Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zjarri kaplon një vilë në Kaçanik, Policia nis hetimet

Gazeta10
18 January 2024 - 17:28

Një zjarr i madh ka përshirë një vilë në fshatin Strazhë të Kaçanikut dje pasdite, raporton Gazeta10.

Mediat vendore kanë mësuar se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë shuar në tërësi zjarrin.

Ndërkohë Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një 23-vjeçar, i cili në momentin kritik kishte qenë duke pastruar vilën në fjalë.

Bazuar në dëshminë e tij, gjithçka ka ndodhur pasi zjarri që ishte i ndezur në oxhakun brenda shtëpisë, ka përfshirë edhe hapësirën përreth.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.