Gazeta10

ZPS-ja thotë se dëshmitari Burnes kishte vënë re se liderët e UÇK-së po fshihnin informacion për strukturën e tyre komanduese

Gjatë përmbledhjes së lexuar në seancën e gjyqit nga ZPS-ja për këtë dëshmitar, prokurori Fernandez tha se dëshmitari Shaun Burnes gjatë misionit të tij në Kosovë kishte vërejtur liderët e UÇK-së që ishin përpjekur që të fshihnin informacione sa i takon strukturës së tyre komanduese.

Prokurori Fernandez tha se gjatë luftës në Kosovë dëshmitar ishte shef i misionit diplomatik vëzhgues në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nga gushti i vitit 1998 deri në korrik të vitit 1999 Shawn Burns ishte shefi i misionit diplomatik vëzhgues në Kosovë në emër të Shteteve të Bashkuara i quajtur ndryshe GDOM-i i Shteteve të Bashkuara. Në këtë rol ka ndërhyrë, ka ndërvepruar dhe ka marrë informacion nga figura drejtuese të UÇK-së duke përfshirë edhe Shtabin Përgjithshëm, ushtrinë serbe dhe liderët politik-anëtarët e LDK-së dhe partive tjera politike në Kosovë. Burns ka marrë pjesë në komunikime të ndryshme, takime, negociata të UÇK-së duke përfshirë këtu edhe kontaktet nga Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm. Në këto kontakte, Burns ka takuar shumë herë autoritete të ndryshme të UÇK-së dhe ka ngritur pyetje që kanë të bëjnë me rrëmbime ose ndalime nga anëtarët e UÇK-së. Ai ka vënë re se liderët e UÇK-së janë përpjekur që të fshehin informacion sa i takon strukturës së komandës së UÇK-së”, tha prokurori Fernandez.

Si rrjedhojë, deklaratat dhe dokumentet që iu ishin prezantuar këtij dëshmitari më herët u pranuan si prova materiale së bashku me materialet përcjellëse.

Dëshmitari Burnes thotë se në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka ardhur të dëshmojë me kërkesë të DASH-it dhe ZPS-së

(Përditësuar, 10:30)- Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka filluar dëshminë dëshmitari i 53-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Shaun Burnes me kodin W4147.

Dëshmitari Burnes gjatë luftës në Kosovë ka qenë shef i misionit diplomatik vëzhgues në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përpara betimit solemn, dëshmitari tha se nuk ka ardhur të dëshmojë me iniciativën e tij por që këtë ia ka kërkuar Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ZPS-ja për shkak të funksionit të tij në Kosovë gjatë vitit 1998-99.

“Dëshirojë të them që jam këtu me kërkesë të Departamentit të Shtetit dhe Prokurorit të Specializuar, nuk kam ardhur këtu me nismën time vetjake. Megjithatë, e pranojë përgjegjësinë që do të jep dëshmi duke marrë parasysh pozicionin tim dhe përgjegjësitë e mija në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999”, tha dëshmitari.

Sipas trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas 3 ditë e gjysmë e që ZPS-ja ka paraparë 3 orë për pyetje ndërsa kundërpyetjet e ekipeve të mbrojtjes parashihet që të zgjasin rreth 11 orë e gjysmë.

Tutje, kryetari i trupit gjykues, tha se për t’i drejtuar pyetje këtij dëshmitari kishte bërë edhe mbrojtja e viktimave mirëpo ishte kundërshtuar nga njëri prej ekipeve mbrojtëse dhe për këtë kundërshtim ata do të marrin vendim pasi të përfundojnë pyetjet e prokurorisë.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët