Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyra e Prokurorit të Specializuar s’e komenton aksionin në banesën e Adil Behramajt

Gazeta10
22 February 2023 - 14:38

Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk i ka komentuar hetimet ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.

Këtë të mërkurë, u raportua se prokurori i Dhomave të Specializuara ka urdhëruar që të realizohet një aksion në banesën e Behramajt në Prishtinë.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, ka thënë se nuk e komentojnë hetimin mbi të.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi hetimet e veta”, është shprehur Bennett./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.