Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit.
Matoshi ka thënë se qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dijnë që Ahtisari është arkitekti i pavarësisë dhe se përendimi tani po intervenon për të ruajtur të drejtat e njerëzve.
“Problemi i intervenimit të perëndimit është me ruajt të drejtën ma sublime, jetën e njeriut. E partisë në pushtet dhe ju që i jepni ma shumë hez nëpër studio është me përdhos jetën e njeriut”, ka thënë Matoshi.
Por megjithatë, Gashi e ka kundërshtuar një mendim të tillë.
“Kush e përdhosi sipas jush z.Matoshi. A ki fakte a veç sinuata i ki?”, ka reaguar Gashi.
“17% e territorit të republikës është pa përfaqësim. Pa marrë shërbime komunale”, ka thënë Matoshi.
“Ku i ke marrë këto të dhëna?”, ka pyetur Gashi.
“Qeto të dhana ti s’i ki a? Mos u ba mashtrues”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/