Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

27 shtetet ku mund të udhëtoni pa viza

Gazeta10
18 April 2023 - 15:06

Parlamenti Evropian sot miratoi vendimin për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës, jo më larg se 1 janari i vitit 2024.

Liberalizimi i vizave mundëson lëvizjen e lire pa viza në shtetet e zones Shengen, e cila përbëhet nga 27 shtete anëtare: Gjermania, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejnin, Lituania, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanjë, Suedi dhe Zvicra.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe. Udhëtimi pa viza lejohet për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe nuk nënkupton leje pune ose përfitime të tjera. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.