
Po zhvillohet ndeshja e parë e Kosovës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, i cili mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Në “Bloomfield Stadium”, Izraeli ka barazuar rezultatin në 1-1 në duelin ndaj Kosovës.
Shënues i golit të barazimit ishte Peretz, në minutën e 56-të. Ai mposhti portierin Muriq pas një gjuajtje të fuqishme nga brenda zonës.