
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron edhe sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore, raporton Gazeta10.
Në ditën e dytë të vizitës së saj, presidentja Osmani ka marrë pjesë në inagurimin e rrugës në komunën e Çairit që gjendet afër Shkupit.
Kjo rrugë siç ka njoftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, do ta mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe vajza e Rugovës, Teuta Rugova.
Kujtojmë se dje Osmani ka mbajtur takime me krerët e lartë të institucioneve maqedonase, teksa e ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë Veriore./Gazeta10