
Në një lidhje direkte në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, gazetarja Egzona Shala në ditën e 14-të të protestave raportoi rreth situates në Zveçan, duke thënë se edhe sot qytetarët serb kanë filluar të mblidhen para objektit të komunës.
Ditëve të fundit po shkon duke u zvogëluar numri i protestuesve në 3 komunat veriore. Kryetari i listës serbe ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë edhe më tutje.
Edhe përkundër kërkesave të SHBA-ve dhe shteteve evropiane për tërheqje nga vendi ku po qendrojnë para objekteve komunale, siç raporton ekipi i Kanal10, policia e Kosovës edhe sot ndodhet para objekteve komunale në komunat veriore.