Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Gazeta10
22 June 2023 - 9:52

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot rreth orës 04:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Lidhja e Pejës në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në raportin policorë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.