Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Komuna e Mitrovicës së Veriut merr vendim për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës

Gazeta10
30 June 2023 - 17:46

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka marrë sot vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, raporton Gazeta10.

Kryesuesi i Kuvendi Komunal, Nexhat Uglanini në emisionin “Info10” ka deklaruar që një vendim të tilla e kanë marrë sot me shumicë votash, ku kishte vetëm një votë kundër dhe ajo nga komuniteti serb.

“Unanimisht e kemi miratuar vendimin e kryetarit për t’iu bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës”, tha Uglanini.

Ai tutje tha se ende si komunë nuk janë në funksionalizim të duhur pasiqë ende nuk kanë kompletuar drejtoritë dhe zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti jo shumicë.

Uglanini tha se vendimin e marrë do të dërgojnë të hënën në MAPL dhe presin miratimin për të qenë pjesë e këtij asociacioni. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.