
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mbajtur një festë të madhe gjatë natës së djeshme.
Ku kjo festë është bërë në nderë të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së si dhe në këtë manifestim kanë marrë pjesë liderët kryesor të vendit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Përpos pozitës, të pranishëm në oborrin e selisë së Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ishin edhe përfaqësues të subjekteve opozitare
Për këtë Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook ka shkruar se dje jo vetëm festuam Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme.
“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme gjithashtu ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ku diskutuan për “proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit”.