Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Njësitet policore nisen për Jarinjë, raportohet se protestues serbë po hyjnë në Kosovë

Gazeta10
07 July 2023 - 15:27

Në drejtim të kufirit të Jarinjës janë nisur automjetet të blinduara të Policisë së Kosovës.

Kjo pasi që Policia e Kosovës  ka marrë informata se “dikush”  është mbledhur aty dhe se mund të hyjë nga Serbia sot dhe për siguri i kanë  dërguar njësitet e veta.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Gazeta10 ka thënë se kanë pranuar informatën për ardhjen e disa protestuesve afër kufirit të Jarinës dhe se për këtë kanë dërguar automjetet që të sigurojnë kufirin.

“Është njëfarë informate që ka me ardhë disa protestues serbë që  do të mbledhen dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.