
Në emisionin “PolitikOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, gazetari Adrian Çollaku ka folur edhe për situatën në veri duke thënë se kushdo që e kritikon Kurtin për veriun, e etiketojnë që është me Serbinë.
“Fokusi vetëm në një temë që është veriu i bie që kanë mbetur mbrapa të gjithë sektorët tjerë dhe kjo është shqetësuese”, tha Çollaku”.
Ai ka thënë se ekonomia nuk është në nivelin e duhur dhe për këtë ai tha se problemi më i madh është politika sepse qeveria është punëdhënësi më i madh, nuk ka tendera nuk ka projekte kapitale.
Ai tha se ministria e financave për këta 6 muaj ka shpenzuar vetëm 1 % të buxhetit për projekte kapitale. /Gazeta10/