Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ekskluzive| Kurti fillon rrugën ligjore për largimin e kryetarëve në veri, harton udhëzimin administrativ (Dokument)

Gazeta10
01 August 2023 - 13:45

Tashmë Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Pas pajtimit që Kurti bëri për shtensionim të situates në veri të vendit, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin  largimin e kryetarëve nga komunat veriore, raporton Gazeta10.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta 10, thuhet që grupi punues do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.