
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Ukraina po vazhdon të bombardojë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, duke rritur rrezikun e një katastrofe bërthamore në Evropë, raportuan të premten agjencitë ruse të lajmeve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Shoigu akuzoi Ukrainën për “terrorizëm bërthamor” dhe hodhi poshtë pohimet e Kievit dhe Perëndimit se Rusia kishte vendosur armë të rënda në termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi.
Si Kievi, ashtu edhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulmin ndaj objektit. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte raportet e fushëbetejës. / Gazeta10