
Presidenti serb Aleksadër Vuçiq, në mbledhjen e Samitit “Ballkani i Hapur”, tha se kjo nismë ka marrur shumë vëmendje dhe punë andaj do të kontribuoj në bashkëpunim më të mirë ekonomik së pari por edhe për të përforcuar paqen në rajon, raporton Gazeta10.
“…Dua të them se kjo çfarë po bëjmë sot është e një rëndësie shumë të madhe sepse nga momenti i fillimit të këtij projekti, më duket se asnjëherë nuk ka tërhequr aq shumë vemëndje dhe energji tashmë. Por pse e thash të gjithë këtë? Pikë se pari sepse më duket se masa se sa duhet të sigurojmë një bashkëpunim të mirë ekonomik mes vendeve tona varet nga suksesi i kësaj nismeje, por gjithësesi kjo është edhe për të përforcuar paqen dhe stabilitetin në rajon.”, tha presidenti serb në Samit.
Ai gjithashtu përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut për negociatat për antarësim në BE, ku ai tha se beson se Serbia ka kontribuar edhe këtë aspekt.
“Ky takim është i pari pas hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe dua t’i përgëzoj ata, besoj që deri diku aq mundi edhe Serbia ndihmoi në arritjen e kësaj objektive dhe shpresoj që nisma e Ballkanit të Hapur të kontribuoj në përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe të tjera.”, tha ndër të tjera Vuçiq./Gazeta10.