Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryesindikalisti pas takimit me Osmanin: Faleminderit presidente, por greva vazhdon

Gazeta10
03 September 2022 - 16:56

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për mundësin për t’u takuar dhe ka treguar bisedën që ka pasur me të. 

Ai ka thënë se përtej bisedës konstruktive dhe dobiprurëse, greva do të vazhdojë në Kosovë edhe pse Osmani ka kërkuar ndërprerjen e saj.

“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona”, ka deklaruar Jasharaj për mediat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.