
Duke komentuar situatën në veri pas përfundimit të afatit për lirimin e objektit të mbrojtjes popullore të zënë nga serbët, analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se është zbrapsje e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe se nuk është e lehtë që t’i nxjerrësh serbët nga ai objekt.
“Në fakt faktori ndërkombëtar është dashur që të paktën të deklarohen që ky objekt t’i lirohet prokurorisë dhe institucionet serbe duhet të marrin objekte me qera dhe jo të bllokojnë objektin e prokuroriosë”, ka thënë Spahiu.
Nga ana tjetër në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, asambleistja e VV-së në Mitrovicën e Veriut, Aida Doli ka thënë se të gjitha procedurat janë kryer konform ligjit dhe se kanë shtyar afatin për 14 ditë dhe punëtorët kanë filluar të largohen por këtu kanë nderhyer Serbia dhe Vuçiq përmes Listës Serbe.
Ajo tutje tha që nuk ka ndonje protestë të madhe në veri sepse secili e ka kuptuar që ligji duhet të zbatohet edhe në atë pjesë. /Gazeta10/